Ashtu si edhe në çdo fushë tjetër, edhe në futboll gjërat shkojnë sipas një logjike të caktuar. Në kuptimin që lojtarë të mëdhenj janë të destinuar për ekipe të mëdhaja dhe e anasjellta, lojtarë mesatar për ekipe mesatare. Ka edhe nga ata që nuk e kanë ndjekur fare këtë rend. Këtu janë 9-të prej tyre dhe shumica janë emra që kanë bërë historinë në futbollin botëror.

1-Julien Faubert te Real Madrid
Në 2009, Real Madrid e nxori nga hiçi emrin e Faubert, një lojtar francez që luante me ekip mesatar në mesin e tabelës së Premier League. Një periudhë për t’u harruar huazimi gjashtëmujore pa Faubert të bënte vetëm dy paraqitje me Los Blancos. Mbase ajo që mbajnë mend të gjithë rreth Faubert me fanellën e Real është momenti kur u kap duke fjetur në stolin e Real Madrid.
xin_57202060309269061635329
2-Tevez & Mascherano te West Ham
Alan Pardeë bëri një nga lëvizjet më spektakolare në ditën e fundit të merkatos, duke blerë dyshen argjentinase Carlos Tevez dhe Javier Mascherano. Tevez shënoi disa gola vendimtarë duke ndihmuar Ëest Ham të qëndronte në Premier League. Për shkak të disa proceseve jo të rregullta West Ham u dënua me 6 milionë €. Një çmim i vogël i paguar për qëndrimin në kampionatin më kompetitiv në botë.
tevez-e-mascherano-al-west-ham
3-Bobby Charlton te Waterford Town
Fituesi i Kupës së Botës dhe, deri para pak ditësh, golashënuesi më i mirë i Manchester United, karrierës së ndritur të Bobby Charlton me Djajtë i erdhi fundi në 1973. Charlton kaloi një sezon me Preston përpara se të bënte lëvizjen e pabesueshme te ekipi irlandez Ëaterford United në moshën 39 vjeçare. Por karriera e tij me irlandezët nuk zgjati shumë, duke bërë vetëm katër ndeshje dhe një gol përpara se të varte këpucët në gozhdë.
BobbyCharlton
4-Claudio Caniggia te Dundee
Pasi luajti me ekipe si Roma dhe Benfica duke qenë lojtar i Argjentinës në Kupat e Botës 1990 dhe 1994, do të mendoje se një ekip si Dundee nuk do ishte në radarët e lojtarit. Por nuk ishte kështu: një lidhje e fortë me trajnerin e atëhershëm të Dundee Ivano Bonetti bëri që kjo lëvizje do ndodhte me të vërtetë. Në shkëmbim të golave ai u kthye në ikonë te klubi, përpara se të transferohet te Rangers.
download (2)
5-Rivaldo te Bunyodkor Tashkent
Pasi fitoi Kupën e Botës, një medalje fituesi në Champions league dhe tituj të tjerë te Barcelona dhe AC Milan, Rivaldo habiti të gjithë kur zgjodhi t’i jepte fund karrierës së tij në Greqi me Olympiacos e më pas AEK. Ajo çka ishte akoma më e çuditshme ishte transferimi i tij nga kryeqyteti grek në klubin e Uzbekistanit Bunyodkor Tashkent në 2008. Por edhe në moshën 36 vjeçare Rivaldo shkëlqeu në kampionat, duke shënuar 33 gola në 53 ndeshje.
img_0505
6-Jonathan Woodgate te Real Madrid
Kur Ëoodgate kaloi nga Neëcastle në kryeqytetin spanjoll, u ngritën shumë hije dyshimi, kryesisht për shkak të dëmtimeve të shpeshta të lojtarit. Dyshimet u shtuan akoma më shumë kur Ëoodgate bëri debutimin e tij, një vit pasi kishte nënshkruar me Los Blancos për shkak se ishte i dëmtuar dhe shënoi një autogol të paparë përpara se të dilte me karton të kuq kundër Atletic Bilbao. Ëoodgate do të bënte nëntë paraqitje me Real, përpara se të rikthehej në Angli te Middlesbrough, Tottenham dhe Stoke.
wotgate
7-Edgar Davids te Barnet FC
Padyshim që Edgar Davids ka qenë një nga lojtarët më ‘cool’ që ka veshur këpucë futbolli, me syze, flokë si Bob Marley që i bashkangjiteshin stilit të tij agresiv të lojës çka e kthyen holandezi në një prej lojtarëve më të mirë në rolin e tij. Ajo që nuk mund të mohohet është se është lojtari më i mirë që ka veshur fanellën e Barnet FC. Teksa jetonte në veri të Londrës në 2021, Davids u bë trajner/lojtar te Barnet. Nuk shkoi edhe aq mirë për ish-lojtarin e Juventus. Ai doli tre herë me karton të kuq në tetë ndeshje, dhe periudha e tij te klubi përfundoi në lot pasi ekipi zbriti një kategori më poshtë.
PA-14925458-650x464
8-Socrates te Garforth Town
Ashtu si ç’ka dhe emrin, Socrates ka qenë një nga lojtarët më të zgjuar në fushën e lojës dhe doktoratura e tij në mjekësi e vërteton këtë gjë. Por shumica e tifozëve të futbollit u habitën kur ai zgjodhi të luante me Garforth Toën në moshën 50 vjeçare. Maestro, i cili njihej se pinte shumë alkool si dhe tymoste duhan, bëri vetëm një paraqitje 12 minuta për klubin si zëvendësues për klubin.
download (3)
9-Goerge Best te Jewish Guild
Një test për shokët tuaj: cilit ekip iu bashkua George Best në formë huazimi nga Manchester Unted në 1974? Jeëish Guild i Afrikës së Jugut është përgjigja e saktë. Ikona irlandeze bëri pesë paraqitje për klubin afrikan përpara se të huazohej te Dunstable Toën. Ajo që ndodhi ishte 16 ekipe brenda një dekade, teksa Best, i cili vuante me famën dhe alkoolin, u bë hija e lojtarit që ishte në “Old Trafford”.
download (4)
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb