Ndonëse në deklaratat e saj nuk ka pranuar se i është nënshtruar kirurgjisë estetike, fotot zbulojnë se me kalimin e viteve këngëtarja Shkëndije Mujaj është transformuar tërësisht.
Shkëndija është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it për shkak të linjave të saj të bollshme dhe fundshpinës “alla Kim Kardashian”. Por fatkeqësisht ajo nuk është origjinale, dhe këtë mund ta shihni në një fotografi të publikuar së fundi në internet.
Krahasimi i dy etapave, asaj të fillimit të karrierës së këngëtares dhe fotoja aktuale, tregon qartë se vajza nga Kosova nuk i është nënshtruar vetëm një, por disa operacioneve, duke transformuar fytyrën dhe dekoltenë e saj.
(er.nu/BalkanWeb)
