U bë e njohur në skenë me këngë dhe me linja trupore, por shumë shpejt Shkëndije Mujaj u pendua dhe u mbulua.

Tashmë fansat e saj nuk mund të shohin hiret e këngëtares kosovare si dikur me foto të nxehta.

Ajo vjen në një bisedë ku tregon arsyen pse u mbulua, si e do bashkëshortin, a do martohej me një sheik, si e kupton ajo seksin dhe shumë gjëra tjera.

Nga fotot e nxehta te shamia, pse erdhi ky transformim?

Ky transformim ndodhi me vullnetin e Zotit, i cili më mundësoi të kuptoja rolin tim në botën kalimtare.

Fillimisht hyra vetëm të testoj Islamin dhe mendova do të provoj me Namaz, nëse ndryshon diçka brenda meje, i bie se është fe e vërtetë. Duke mësuar, duke vepruar, hap pas hapi duke i zbatuar rregullat pjesërisht, duke përjetuar një transformim dhe ngritje shpirtërore u binda edhe pse ka zgjat rreth 15 vjet, nuk ishte vendim i shpejtë dhe jam shumë falënderuese ndaj Zotit.

Kur i sheh sot fotot e nxehta, a ndjen turp, inat, pendim?

Unë e kam një tjetër shikim nuk di as vetë çfarë ka ndodhur sikur jam me një tjetër botë, kur i shoh fotot thjesht më vjen gjynah. Natyrisht se pendim, po edhe Zoti e di se unë s’i kam bë me qëllim, thjesht ajo ishte për mua jetë normale sikur që është për gjithë të tjerët, që nuk janë akoma të udhëzuar.

Si po shkon jeta si besimtare e devotshme?

Elhamdulilah. Falënderimi i takon Zotit që më mundësoi të shijoja rolin tim si shërbëtore e Zotit, për atë çfarë më ka krijuar të njoh atë, të adhuroj, të dashuroj, nga njëherë më duket pak koha se ndjej aq lumturi dhe përkujdesje. Nga njëherë mendoj se nuk më duhet askush dhe Allahu më mjafton plot emocione.

Ke menduar të martohesh me një sheik?

Hmm, nuk e di, çne kjo pyetje? Nuk mjafton të jetë vetëm sheik.

Si i shikon deklaratat e imamëve, që burrat myslimanë mund të marrin më shumë se një grua? Do të pranonte Shkëndija një burrë me disa gra?

Imamet para se të flasin për gruan e dytë e të tretë, le të rehatojnë të parën një herë. Se nuk kanë kapacitet as për një grua e lëre me të dytën e tretën. Deklarata për të marrë gruan e dytë pa e pyetur të parën nuk qëndron fare. Zoti nuk i bën padrejtësi askujt dhe do të ishte detyrim dhe pakënaqësi të qëndronte e para ose të detyrohet të qëndrojë në një martesë te palumtur. Gruaja ka të drejtat e barabarta si burri.

Epërsia e vetme e burrit është vetëm se duhet të furnizojë atë materialisht. Kjo varet edhe prej marrëveshjes që e bëjnë në kontratën martesore. Nëse ajo e kushtëzon në kontratë para se të martohet se duhet të divorcojë të parën, atëherë ai duhet t’i përmbahet, por ka edhe përjashtime dhe shkon sipas marrëveshjes.

Madje, gruaja ka të drejtë të kërkojë divorc edhe nëse nuk është e kënaqur me burrin do të thotë është absolutisht e lirë të vendos po natyrisht jo pa arsye sepse ndarja është e lejuar por e urryer tek Allahu andaj duhet pasur kujdes. Unë nuk e parapëlqej as të martuar, as të divorcuar dhe as të ketë fëmijë, por Allahu Alem sprova do kemi në vazhdimësi.

Si e mendoni faktin se një burrë mysliman do të martohet me një grua të virgjër? A përbën problem për ju ky fakt?

Po të ishte aq i rëndësishëm nuk do të merrej njeriu më i ngritur dhe më i dashuri tek Allahu, Muhammadi Hatixhen për grua. Kush janë këta të tjerët, por e drejtë e çdokujt është të vendosë për veten e vet.

I ke mbyllur hesapet me famën si femër seksi në vend? A mendon se e ke humbur famën tani që je mbuluar?

Nuk ishte përzgjedhja ime, as synimi të marr një epitet të tillë. Nuk më ka interesuar kurrë fama. Thjesht kam jetuar ashtu siç e kam ndjerë, atë po bëj dhe tani.

Ka ndryshuar mendim Shkëndija për seksin tani që i ka hyrë rrugës së fesë?

Nuk e kuptoj në çfarë aspekti, unë as vetë nuk po e dija çfarë mendimi kam pas për gjërat intime, por thjesht nuk ia vlen me dhënë të përjetshmen për të përkohshmen.

Tashmë si besimtare e devotshme, si do ta përkufizonit seksin?

Ashtu siç edhe Zoti thotë, shijoni atë çfarë ua kam lejuar dhe mos i kaloni kufijtë, sepse ai që kalon kufijtë të dijë mirë që i ka bërë vetës padrejtësi, kjo do të thotë se intimiteti me status dhe ashtu siç e ka lejuar Zoti është hallall dhe i bekuar./panorama/

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: