Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ngriti problematikën e lirisë së mediave dhe përballjen e tyre me sanksionime të njëanshme nga ana e qeverisë, duke u ndalur te rasti i nxjerrjes së News24 nga godinat ku operonte prej dekadash.

Këlliçi theksoi në takimin BE-Shqipëri që u zhvillua sot se News24 u nxor nga ambientet e punës dhe gazetarëve iu sekuestruan pajisjet me dhunë, ndërsa po ashtu qeveria vendosi tritol ndaj një biznesi legjitim të lidhur me News24, vetëm sepse “nuk ju përputhej linja e tyre editoriale”.

Deklarata e plotë:

Është e pavërtetë që mediat kombëtare i kanë dhënë hapësirë protestës. Ato nuk i kanë kushtuar asnjë minutë transmetim.

Ju e dini shumë mirë se janë dy televizione, Syri TV dhe News24, të cilat e kanë pasqyruar protestën në mënyrë të përditshme. Por News24-ën ju e keni nxjerrë nga ambientet e punës.

Ushtria dhe policia u sekuestruan në mënyrë të dhunshme gazetarëve mjetet e tyre të punës. Për këtë ka pasur reagime nga shoqatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias. Dhe sot, janë pikërisht këto dy media ndër të vetmet që vijojnë ta pasqyrojnë protestën në mënyrë të përditshme.

Mos harroni gjithashtu se medias së dytë, News24, i vendosët tritolin për t’i hedhur në erë një biznes legjitim, vetëm sepse nuk ju përputhej linja e tyre editoriale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb