ITALI- Të paktën 11 persona kanë përfunduar në pranga nga policia Kufitare e Ventimiglia-s, pasi akuzohen për favorizim të emigracionit të paligjshëm.

Mediat italiane raportojnë se personat e arrestuar në Imperia janë; shqiptarë, afganë dhe egjiptianë. Mësohet se personat e fundit të prangosur janë 2 kushërinjtë shqiptarë, Neri e Redon Shametaj, 21 dhe 22 vjeç, të cilët pak ditë më parë tentuan që me një furgon të transportonin 41 emigrantë afrikan nga 20-30 vjeç në kushte të jashtëligjshme, në pjesën e pasme të mjetit, të mbyllur me kyç.

Ata janë akuzuar ndër të tjera, për favorizim dhe keqtrajtim njerëzor, ndërsa rrezikojnë nga 5 deri në 15 vjet burg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb