3-0 është një rezultat fantastik, Barça hedh një hap të sigurt drejt finales së Champions League por Erneste Valverde sheh dhe më larg, “tripileta” për të është e mundur:

Valverde
Valverde

“Futbolli është i tillë, ndonjë herë dominon ndonjëherë jo. Kundër Liverpool ishte e ndërlikuar, në fund morëm një fitore shumë të vyer. Jemi në garë për të fituar të tre trofetë këtë sezon, shpresoj që në fund të ndodh kështu.

Maxresdefault
Maxresdefault

Messi? Nuk më befason, e dimë se çfarë është në gjendje të bëj. Kundër Liverpool ishte deçiziv”, u shpreh trajneri i Barcelonës në përfundim të ndeshjes. Jurgen Klopp pësoi një disfatë të rëndë në transfertën katalunjase por tekniku gjerman nuk kërkon alibi, thjesht pranon rezultatin:

Jurgen Klopp
Jurgen Klopp

“Futbolli kështu është, mund të ndodhin shumë gjëra, kështu ndodhi dhe kundër Barcelonës, gjithsesi ishte një ndeshje e bukur. Është e vështirë të luash një ndeshje të tillë kundër Barcelonës por jam i lumtur me atë që dhanë futbollistët. Është një rezultat i rëndë por e pranojmë. Traversa, shtylla dhe Ter Stegen? Po, por çfarë doni të them, nuk e di se çfarë mund të ndodh në ndeshjen e kthimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb