Media holandeze nrc.nl ka shkruar për trazirat para finales së Conference League në kryeqytetin shqiptar.

Sipas saj, 15 policë kanë përfunduar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë janë lënduar 15 tifozë holandezë, njëri prej të cilëve është transferuar nga Trauma te Sanatoriumi. Për momentin, shkruan media holandeze nuk ka policë shqiptarë të shtruar në spital, përveç një qytetari shqiptar që është dhunuat nga tifozët holandezë.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por është duke u mbajtur në vëzhgim.

Drejtori i Sanatoriumit ka konfirmuar se në orët e para të mëngjesit 4 tifozë holandezë kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas kanë lënë spitalin. Sipas tij, ata kanë pasur lëndime në pjesën e kokës dhe të fytyrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb