KF Partizani pas zhbllokimit të merkatos duket se nuk po i ndal blerjet duke zyrtarizuar vetëm sot 3 prej tyre.

Të kuqtë kanë firmosur me një 23-vjeçar nga El Salvador, Roberto Carlos Domínguez Fuente i cili së fundi aktivizohej në Bolivi me Bolivar, ekipi tashmë i njohur pasi aty luan shqiptari Armando Sadiku.

Transferimi i dytë është jo i panjohur në radhët e Partizanit, pasi Franci Lala është produkt i Akademisë dhe rikthehet pas eksperiencave me Luftëtarin dhe Korabin.

Nga ana tjetër Donald Mëllugja i Bylysit do të jetë zyrtarisht ‘dem i kuq’ dhe mesfushori 25-vjeçar shihet si një prurje me rëndësi në radhët e Partizanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb