Në shtëpinë e “djallit” dy janë temat kryesore, dëmtimet e shumta dhe e ardhmja e Stefano Piolit. Në lidhje me infermierinë, lajmi i mirë është rikuperimi i Kjaer, ndërsa për Piolin informacionet që vijnë janë të ndryshme. Mediat italiane bashkohen të gjitha në një pikë, ky është sezoni i tij i fundit në krye të Milanit, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli, nëse fiton Serie A, por dhe kaq mund të mos mjaftojë.

Pioli
Pioli

Pioli ka një kontratë deri në 2025, për këtë arsye shkarkimi i tij kërkon pak guxim, më saktë kërkon një faturë të lartë financiare. Drejtuesit e Milanit po studiojnë tregun, por opsionet me pak kosto nuk bindin shumë, si në rastin e Abates. Zllatan Ibrahomovic pret që të marrë fuqi ligjore, pra këtë zyrtarisht dorë të lirë të ndërhyrje edhe në merkato, për të vijuar negociatat me të preferuarin e tij, Antonio Conte.

Ibra Pioli
Ibra Pioli

Problemi në këtë rast është se Conte nuk preferon të marrë ekipe në mes të sezonit, për këtë arsye refuzoi edhe Napolin. Një tjetër dëshirë e suedezit është edhe De Zebri, por italiani është në krye të Brighton, diskutimi për të mund të bëhet vetëm në fund të sezonit. Sipas Repubblica:

Conte Pioli
Conte Pioli

Pioli ka tre ndeshje në dispozicion për të shmangur shkarkimin përpara kohe, kundër Sassuolo-s dhe Empolit në Serie A dhe kundër Cagliari-t në Kupën e Italisë, nëse nuk ia del me sukses në këto tre sfida, atëherë e pret shkarkimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: