Në Laç një familje ka nevojë urgjente për ndihmë. Vajza e tyre Desara 17 vjeç është e paralizuar. Babai thotë se dita ditës vajza nuk mezi komunikon me ta.

“Në moshën 5 vjeçe kishte probleme shëndetësore, ka ndelur në karrocë, as ecën as ha dot me dorën e vetë. Nuk flet mirë”

E ëma thotë se vajza po përkeqësohet “e vura në darkë në gjumë, por në mëngjes ajo nuk u ngrit dot. Jam e ngrirë i tha vajza. Fëmijën e parë e ula në karrocë. Kur ishte 5 vjeç. Nuk u ngrit dot për në shkollë. U ula në gjunjë iu luta Zotit më jep forcë ta përballoj këtë. Vajza kishte hekur në tru i kishte prekur sistemin e ecjes. Edhe vajza tjetër u sëmur. Nuk mu ndanë fatkeqësitë në jetë. Të dyja vajzat e sëmura i kam Suadën dhe Desarën. Tragjedia e tretë më ndodhi kur burri u aksidentua, ishte në gjendje të rëndë. Nuk më dhanë shpresë në spital. Nuk më zë gjumi natën. Te tre duan shërbim. Burri ka nevojë për hekura, ka nevojë për operacion. Desarës i mungojnë ilaçet, nuk gjendet vec jashtë shtetit. Ajo ka nevojë për operacion në shtyllën kurrizore. Nuk është e drejtë. Natën i shkoj dhe i ndiej frymën nësë vazhdon merr frymë. Suada është bërë agresive shumë, ka shumë probleme ka nevojë për skaner. Jam e lodhur dhe e mërzitur, nuk kam cfarë të bëj. Ata dy vajza kam do u shërbej sa mundësi të kem. Ju lutem më ndihmoni.

Kryefamiljari: U aksidentova në Lac në autostradë, më është thyer legeni këmba e djathtë, kjo është e papritur shkatërrim total. Asnjë nuk na ndihmon ekonomikisht. Ju kërkoj ndihmë të më ndihmoni të ngrihem në këmbë dhe tu shërbej vajzave. Ndonjëherë them nuk jetoj dot, pastaj them do jetoj për hatër të fëmijëve. Nuk e kam menduar kurrë këtë tragjedi. Ju lutem më ndihmoni. Pa vajzat unë nuk marr dot ajër. Merrni ndonjë pjesë tek unë dhe ngrini fëmijët në këmbë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb