Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

3 kokrra vezë
1 filxhan çaji sheqer
1 filxhan çaji miell ermik
1 lç pluhur pjekës
2 filxhanë qumësht
2 vanilje
1 lugë gjalpë
1 filxhan qumësht kokosi
1 kuti qumësht i kondensuar
200 gr pana ëmbëlsire
100 gr arrë kokosi

Përgatitja

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të verdhat e vezëve i përziejmë me ¾ filxhan sheqer. Shtojmë më pas qumështin, miellin ermik, vaniljen dhe pluhurin pjekës.

Rrahim të bardhat e vezëve në marengë me 1/3 filxhan sheqer. E shtojmë marengën në brumin e përgatitur duke e trazuar mirë.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe hedhim masën e përgatitur të cilën e vendosim në furrë të piqet në 170-180 gradë për 20-25 minuta. Pasi të jetë pjekur e lemë sa të ulet pak temperatura.

Ndërkohë përziejmë qumështin e kokosit me qumështin e kondensuar dhe panën. Kekun e përgatitur e shpojmë vende-vende me një shkop dhe i hedhim sipër kremin e qumështit. E lemë të ftohet për 10-25 minuta dhe më pas e pudrosim me arrë kokosi.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: