Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar foto nga pjesëmarrja e tij në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.

Shehu shkruan se politikat që po ndjek Edi Rama në Shqipëri kanë bërë që të humbasë besimi i shqiptarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Tritan Shehut:

Pasoje e rende te politikave e qendrimeve te Rames, humbja e besimit te shqiptareve kudo ku jane tek Shqiperia e tek Shteti shqiptar.

Keto dite isha ne Shkup per te marre pjese ne Kongresin e BDI te Ali Ahmetit.

Realizova nje intervite te gjate ne Tetove te Klan Macedonia me gazetarin e njohur Seladin Xhezairi, qe do te transmetohet neser ora 16.00.

Ndersa ne Shkup, Prishtine e Tetove pata rastin te bisedoj me miq e kolege te politikes.

Kudo gjeta nje ndjenje te thelle kundershtie ndaj politikave ndesh interesave tona, denigruese per Kosoven e demtuesese per integrimin tone te “gatuara” nga Vucici, por te servirura nga Rama ne shqip.

Ndjehej kudo nje indinjate e thelle ndaj Rames per “gjellet” qe po ofron, per fyrjet e tij te renda ndaj sakrificave te Kosoves, per perbuzjen qe ai tregoi ndaj liderave te saj, ne krah te Vucic.

Fatkeqesisht i gjithe ky skenar makbethian i Rames ndaj kombit tone, ndjeshem po krijon nje mosbesim te thelle edhe te shqiptareve jashte kufijeve te Shqiperise ndaj Shtetit tone, gje qe rrezikon te kete pasoja te renda e te gjata per kombin tone, unifikimin e tij, dinjitetin e rolin e tij ne Rajon e me gjere.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb