Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, komentoi në mënyrë të thelluar iniciativën e presidentit amerikan Donald Trump për ndërmjetësimin në konfliktin në Ukrainë.
Ai e krahason Trumpin jo me Neville Chamberlain, por më shumë me Winston Churchill, duke vlerësuar seriozitetin, qartësinë dhe vendosmërinë e tij në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore për një konflikt të gjatë dhe të ndërlikuar.
Shehu thekson se, megjithë sfidat e mëdha, kjo është një rrugë e nevojshme për të ndalur luftimet dhe për të hapur perspektivën e stabilitetit në rajon.
Postimi i Tritan Shehut:
Neser Alaska, Trump nuk eshte Chamberlain!
Lexoj krahasime per Alasken neser, me Konferencen e Mynih te 1938.
Nuk me duken realiste.
Ashtu si eshte shume veshtire te parashikosh perfundimin e saj.
Por duhet pershendetur inisiativa e roli i veshtire qe Trump po merr mbi vehte per ndalimin e luftimeve ne Ukraine e futjen ne rrugen drejt paqes.
Nje rruge kjo me shume te panjohura, e gjate, por e nevojeshme per tu perballuar ne kete gjendje pa dalje te krijuar aty prej vitesh.
Trump e ka treguar seriozitetin dhe autoritetin e tij ne disa mareveshje paqeje te arritura, qe dhe ato ishin te veshtira ne produktin e tyre.
Ashtu si ka treguar qartesine e vizionit per te dalluar ata qe nuk kane asnje qellim e vullnet te shkojne ne paqe e stabilitet.
Duke i shprehur qarte, direkt, aspak evazive konkluzionet e qendrimet e tij.
Dhe per ketej me ngjan me shume me Churchill, shume larg Chamberlain.
Ashtu si me ngjan me Churchill ne konservatorizmin e djathte te tij, ne rolin vendimares.
Larg “akrobacive” politike, mungeses se qartesise e vendosmerise, konfuzionit e zbehjes se forces se komandes, qe dallon te majten, ashtu si karakterizuan dikur Chamberlain.
Prandaj te mbeshtesim kete inisiative te Trump, te shpresojme ne nje produkt sa me pozitiv te tij, per zbutur pasojat tragjike te atij agresioni rus, per te hapur rrugen e tejkalimit te tyre.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb