Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu si mjek bëri thirrje nga Kuvendi në kuadër të muajit ‘Tetori rozë’ ku theksoi nevojën e rritjes së sensibilizimin për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Ai theksoi se qeveria duhet të shtojë financimet për të përballuar sëmundjen me kura dhe pajisje këtë sëmundje që i merr jetën rreth 360 grave çdo vit.

“Ka qenë një traditë në parlamentin tonë që në këtë muaj të kancerit të gjirit të krijohet sensibilizm në Kuvend, Kjo është e domosdoshme jo se kemi të bëjmë me një patologji të rëndë, por duhet sensibilizim, të institucioneve shëndetësore, ttë qeverisë. Të përballesh me tumore dhe në shpëtim të jetëve të njerëzve. Sot tumoret nuk janë më ai djalli i zi vdekjeprurës, por element dhe patologji e rëndë, por me organizim të mirë të sistemit shëndetësor, me diagnostikim të hershëm dhe me mjekim adekuat, janë arritur suksese të mëdha në uljen e vdekshmërisë. Sot ka shifra inkurajuese me një nivel 60-70 % e tyre. Një kategori e madhe që mund të përfitojnë janë padyshim zonjat që preken nga tumoret e gjirit. Kemi raste me vdekshmëri 360 në vit nga vdekshmërisë nga tumoret e gjiri. Ka vend shumë për të folur, për të shtyrë qeverinë dhe për të shtuar financimet.”, tha Shehu.

Në përgjigje kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se duhet të nxisim vajzat dhe gratë për t’u diagnostikuar. “Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një program për mamografinë e lëvizshme. Të shtyjmë sa më shumë gratë dhe vajzat të bëjnë mamografi”, tha Nikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: