Deputeti i PD-së, Enlekejd Alibeaj iu është bashkuar reagimeve pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku u sulmua me tritol banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ai thekson se ky është një akt terrorist dhe se meriton vëmendjen e strukturave shtetërore.

REAGIMI I ALIBEAJT

Dënimi i aktit terrorist ndaj gjyqtarit, Marinaj, meriton vëmendjen jo vetëm të strukturave shtetërore të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore. Këto të fundit, duhet ti garantojnë paraprakisht, atij dhe cdo magjistrati e familjarëve të tyre, paprekshmërinë e jetës e të shëndetit. Zbardhja e ngjarjes, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe para se hipokrizia politike dhe pluhuri i harresës ta mbulojë është prova, për të vërtetuar se shteti nuk ka rënë dhe se sundimi i ligjit mbetet thjesht angazhim hipokrit i përfaqësuesve shtetërorë. E në fakt detyrimi parësor mbetet i secilit prej atyre që nga lartësia e politikës, me aktet e qendrimet e tyre krijojnë atmosferën publike dhe frymëzimin, që krimi i cdo natyre të gjejë guxim e të ngrejë dorën ndaj ligjit. Kundërvënia ndaj përpjekjeve të drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë është “terrorizmi shtetëror” i vërtetë. Mbështetja në vazhdimësi e drejtësisë, jashtë tutelës politike, është është kërkesa dhe rruga e një shoqërie që aspiron për BE. Nënshtrimi dhe gjetja e drejtësisë tek institucionet dhe procedurat e saj është detyrimi kushtetues dhe moral me i mire qoftë si mbështetje për komunitetin e magjistratëve e qoftë si shërbim ndaj publikut shqiptar. Që raste të tilla të mos përsërit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb