Pas shpërthimit të një sasie tritoli në portën e jashtme të banesës së gjyqtarit të Shkodrës, burime për gazetarin Igli Çelmeta nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se ministri Taulant Balla ka pasur një bisedë telefonike me Tonin Sterkajn, duke e siguruar atë për marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë së tij.

Gjithashtu nesër në KLGJ do të mblidhet dhe komisioni i posaçëm për mbrojtjen e gjyqtareve, ku do ta marre pjese dhe vete Ministri i Brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb