Tim Klose, mbrojtës i Noruiçit, ka folur për kanalin zyrtar të klubit anglez duke rrëfyer të shkuarën e tij të vështirë përpara se të arrinte karrierën si profesionit në një klub futbollit “Kur isha 13 vjeç nuk e dija se çdo të bëja me jetën time dhe ndonëse vija nga një familje e shëndoshë, kisha probleme. Kisha shumë shokë më të mëdhenj që pinin alkool dhe cigare, ndaj unë bëja si ata. Edhe pse e dija që ishte një ide shumë e keqe, u shkoja për mbrapa”.

“ëndërroja të bëhesha një lojtar profesionit dhe asokohe isha te të rinjtë e Bazelit, por pjesën më të madhe të kohës e kaloja mes tymit dhe alkoolit. Kisha një realitet paralel dhe nuk e po e kuptoja se çfarë po më ndodhte. Një natë desh pësova infarkt i shtrirë në një stol pranë një parku buzë liqenit. Nuk e dija ku ndodhesha saktësisht. U zgjova të nesërmen në mëngjes i vetëm dhe ishte një goditje për mua. Kur u bëra 16 vjeç, takova vajzën që sot është gruaja ime dhe u transferova në Nurenberg duke gjetur mbështetje te një mental coash, me të cilin flas edhe sot”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: