Zbulimi shkoues që besohet të jetë i lidhur me kartelin e pamëshirshëm “Jalisco Neë Generation”, një nga kartelet më të dhunshme në vend, u bë javën e kaluar pas arrestimit të nëntë anëtarëve të dyshuar të kartelit.

Policët u drejtuan nga të dyshuarit në një magazinë industriale të kthyer në klub nate në Tenango del Valle, rreth një orë larg nga Meksika.

Zbulimi i mbetjeve erdhi pasi policisë iu desh të përdorte një eksvator kantieri për të thyer dyshemenë e klubit në lagjen “La Joya”.

Hetuesit e tmerruar zbuluan një varr masiv nën dysheme me pjesë të ndryshme trupsh njerëzish që mendohet se i përkasin të paktën 20 personave.

“Gjithsej 47 thasë të mbushur me mbetje njerëzore u morën për ekzaminim mjeko-ligjor”, njoftuan mediat lokale.

Numri i saktë i viktimave dhe identiteti i tyre mbetet i panjohur, por në vend u gjetën shumë veshje për burra dhe gra.

Sakaq, në mesin e të arrestuarve është lideri i supozuar i kartelit, Jaime Luis ‘El Pozolero’ i cili akuzohet për rrëmbimin e një gruaje në Tenancingo vitin e kaluar.

Policët sekuestruan gjithashtu një numër armësh zjarri dhe jelek antiplumb.

Zyra e Prokurorit Publik ka thënë se gjetja është e çuditshme, pasi CJNG është kryesisht aktive në shtetet Jalisco, Michoacan, Guanajuato dhe Zacatecas.

Shteti i Meksikës, megjithatë, është terreni i kartelit rival La Familia Michoacana.

Ka spekulime se CJNG u zhvendos pasi konfrontimet me autoritetet në shtetin e Meksikës e lanë “La Familia Michoacana” të dobësuar ose të dy kartelet kanë rënë dakord për një pakt mossulmimi mes tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb