Një burrë në Austri ka mbajtur kufomën e nënës së tij prej më shumë se një viti të fshehur në bodrum, pasi vetëm në këtë mënyrë, mund të përfitonte pensionin e saj. Sipas mediave të huaja, gruaja rreth 89 vjeçe thuhet se ka vdekur nga shkaqe natyrore në qershor të vitit të kaluar.

Djali i saj, rreth 66 vjeç, sipas autoriteteve e ka mbajtur të fshehur nënën në bodrum, e për të shmangur erën e rëndë e ka lyer trupin e saj me fashë dhe akull. Kjo u zbulua vetëm pasi postieri që i dorëzonte paratë e pensionit, dyshoi kur iu refuzua kërkesa për të parë gruan.

Kjo shtoi më shumë dyshimet te ai dhe kështu, njoftoi policinë që u mor më pas me veprimet e tjera.

Burri ka treguar se nuk punonte, para s’kishte dhe se paratë e nënës ishin e vetmja mënyrë për të jetuar. Ai gjithashtu ka treguar se nuk ka raportuar vdekjen, sepse s’kishte para për të mbuluar funeralin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: