Lojtarët e Besës kanë vendosur të mos zbresin në fushën e lojës në ndeshjen kundër Apolonisë, sfidë e parashikuar të luhet nesër në “Roza Haxhiu”. Arsyeja janë pagat e pamarra prej disa muajsh tashmë.

Lojtarët verdhezinj kanë njoftuar Sindikatën e Futbollistëve për vendimin e tyre dhe është kjo e fundit që ka raportuar situatën, duke i dhënë mbështetjen e saj të plotë futbollistëve të skuadrës kavajase.

“Sindikata bën me dije se futbollistët e ekipit Besa prej disa kohësh kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit plotësimin e detyrimit financiar që kanë ndaj tyre, por heshtja dhe gënjeshtra i detyruan futbollistët në ndërmarrjen e këtij hapi,” lexohet ndër të tjera në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb