Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Eksplozivi është vendosur në një dyqan motorash.

Në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njeri në biznes.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb