Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi faktin që presidenti amerikan Donald Trump i “ka shpallur luftë” USAID-it.
Malaj theksoi se kjo që po ndodh me USAID, është “ngrirje” e përkohshme. Më tej, Malaj shtoi se Elon Musk-ut i është dhënë shumë fuqi, që mund të jetë edhe e rrezikshme.
Arben Malaj: Masat që po merren mund ta dobësojnë Amerikën. Me fuqinë që i është dhënë Musk, shumë shpejt mediat do thonë se ai është presidenti real i Amerikës e kjo gjë nuk do i pëlqejë Trumpit. Fakti që ata shprehen “do shkrijmë USAID” është në fakt një ngrirje e përkohshme.
Musk ka marrë autoritet që të kontrollojë pagesat që bën thesari, është pushtet disi i rrezikshëm. Ai është bërë problem edhe për Europën, pasi po mbështet ekstremin e djathtë dhe po mendohen kundërmasa, që të kufizojnë lirinë e tij.
(Balkanweb)