Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit, nëse ato zhvillohen në mënyrë të ndershme, pavarësisht se cila parti do të fitojë kontrollin e Kongresit.
Duke folur për gazetarët teksa po nisej drejt një tubimi në Teksas, Trump u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet edhe në rast se republikanët humbnin shumicën në Kongres.
“Do t’i respektoj, nëse janë zgjedhje të ndershme”, u përgjigj ai.
Deklarata vjen përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit amerikan dhe hapësirën që do të ketë administrata republikane për të zbatuar agjendën e saj legjislative.
Trump u pyet gjithashtu se si do të bashkëpunonte me demokratët nëse republikanët humbnin shumicën, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndihmuar kandidatët e partisë së vet.
“Do të gjejmë një mënyrë. Shikoni, kam një të drejtë të fortë vetoje. Shpresoj që kjo të mos ndodhë”, deklaroi presidenti amerikan.
