SHBA

“Të ringjallim shpresën tonë për paqen mes kombeve dhe për gëzimin në botë”. Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një video-mesazh, të regjistruar së bashku me gruan e tij Melania, të cilën e kanë postuar në “Twitter” me rastin e festës së Krishtlindjes.

Presidenti Trump së pari falënderon “ata që kujdesen për të tjerët me dhembshuri” në ”festa, qofshin ato familjare, miq, fqinjë apo njerëz në nevojë”.

Bashkëshortja e tij, Melania Trump ka shprehur një urim të veçantë për njerëzit me uniformë, të cilat sipas saj, me shërbimin e tyre garantojnë paqe dhe mbajnë të sigurt jetën e amerikanëve.

“Të gjithë amerikanët u jemi mirënjohës burrave dhe grave me uniformë që na mbajnë të sigurt, në forcat e armatosura, në polici dhe në të gjitha forcat e ligjit”, deklaroi Melania, e ulur pranë presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: