Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta në Ukrainë është shumë afër përfundimit dhe se ai beson në arritjen e një zgjidhjeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Fundi i luftës në Ukrainë, mendoj vërtet se po afrohet shumë”, tha Trump ndërsa u pyet nga gazetarët teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Kinë.

Komentet e Trump vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të shtunën se lufta në Ukrainë është afër fundit.

Ndërkohë, Kremlini e ka përsëritur të martën qëndrimin e Putinit, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se Rusia nuk ka ndërmend ta përfundojë luftën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb