Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se një zgjidhje për luftën në Ukrainë mund të jetë më pranë se sa besohet.

Ai bëri të ditur se çështja do të jetë në fokus të bisedimeve që do të zhvillojë gjatë samitit të NATO-s në Ankara.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump tha se administrata e tij është në kontakt me palët dhe po punon për t’i dhënë fund konfliktit.

“Po flasim, do të shohim nëse mund t’i japim fund luftës. Mendoj se zgjidhja është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, “po e ndjen presionin”, ndërsa theksoi se edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dëshiron t’i japë fund sa më shpejt luftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: