Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist për ecurinë e operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke deklaruar se fushata po zhvillohet me sukses.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Fox News, Trump tha se operacionet po ecin sipas planit dhe se forcat amerikane po arrijnë rezultate të rëndësishme. “Po shkon mirë. E tëra çfarë mund të bëjmë është të vazhdojmë të fitojmë”, u shpreh presidenti amerikan.
Duke folur për gazetaren e Shtëpisë së Bardhë, Jackie Heinrich, Trump theksoi se sulmet amerikane kanë goditur rëndë objektivat iraniane dhe kanë dobësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre. “Ne po i godasim fort, i kemi çorganizuar plotësisht dhe vazhdojmë të fitojmë. Në fund, ata nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të kthehen në atdheun e tyre”, deklaroi ai.
Komentet e Trump vijnë në një kohë kur operacionet ushtarake në rajon vijojnë, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët e tij po mbajnë presion të lartë ndaj Teheranit.
