TIRANE- Sportisti Elio Gjonaj është kampioni i Kombetar ne Bodybuilding & Fitness 2018. Në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar një ditë më parë, kategoria me perplasjen më të forte ishte ajo superiore e senior Men’s Physique +178 cm, ku kupa shkoi për sportistin Gjonaj me përmasa trupore 193 cm dhe peshë 90 kg. Në këtë kategori luftuan për cmimin e parë 7 sportistë.

Atmosfera në Akademinë e Arteve ishte elektrizuese dhe salla ishte e mbushur plot e përplot me mbështetës dhe simpatizantë të këtij sporti të ri por që po përqafohet dita ditës nga të rinjtë. Megjithëse rivaliteti ishte shumë i fortë sportisti Elio Gjonaj arriti të rrembejë vendin e parë.

Gjonaj

Elio Gjonaj ushtron këtë sport prej tre vitesh, dhe rezultatet e arritura janë të jashtëzakonshme, pasi në momentin që nisi sportin e fituesit, ai kishte një fizik të hollë dhe me një peshë trupore prej afërsisht 70 kilogramësh, ndërkohë që sot falë stërvitjes dhe regjimit ka një peshë 93 kilogramë në një trup perfekt.

Në të shkuarën ai ka fituar dy çmime (në vitin 2017 në Shqipëri u rendit i treti dhe në vitin 2018 në Kosovë zuri po vendin e tretë).

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb