Kandidati për deputet i PD në Fier, Enkelejd Alibeja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për tubimet e sotme elektorale që shënuan çeljen e fushatës.

Alibeja e pranon se si PD dhe PS nuk respektuan numrim minimal të 10 vetave nga ana ligjore.

Sipas tij, PD nuk kishte bërë asnjë ftesë, por e kishte parashikuar një dyndje të tillë pasi tashmë janë bërë të ‘pandalshëm’.

Për Alibejan mes rrezikut të virusit dhe lirisë, shqiptarët sot në tubimin e PD zgjodhën mos humbasin lirinë.

”Për të qenë korrekt edhe me ligjin, në aspekt ligjor e politik, pavarësisht se ishin dy botë, një shumë e një pak, në të dyja e pranoj ishte kaluar numri minimal prej 10 vetësh.

Ligjërisht. Formalisht ta them edhe këtë, këtu s’bëhet fjalë vetëm për ëtë analizuar jetën e shqiptarëve thjesht, nga lart e larg. Ishin shqiptarët kundër Ramës në ato dy botë. Ajo që ndodhi në ‘’Nënë Tereza’’, qoftë dhe për kujdesin, masat që morën ishte që do kishte një tubim hapës. Ajo që merr më tepër vlerë  është liriar e njerëzve në fushatë elektorale.

Ai është njeri i zbrazët. Masat e mara prej nesh ishte që nuk do të bënim asnjë ftesë. E vetmja gjë që u munduam, dhe e parashikonim dyndjen e qytetarëve të Tiranës. Ftuam të ishin me automjete. Rezultoi kjo, janë të pandalshëm. ‘’Unstoppable’’. Këtu shqiptarët në fakt midis rrezikut të virusit dhe për fat të keq nuk është se kanë ndjerë mbështetjen e asistencën e qeverisë. Dhe për të mos humbur lirinë. Kanë ardhur aty edhe për luftën ndaj virusit. Shqiptarët nga njëra anë dhe rreziku nga ana tjetër. Më 25 prill e keqja lihet.”- tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb