Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vizita e tij ishte paralajmëruar disa ditë më parë.
Gjatë kësaj vizite, Costa do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë institucionalë dhe me përfaqësues të subjekteve politike. Sipas agjendës së paralajmëruar, ai do të takohet me ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Lidhur me vizitën e Costas Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut.
