Kryetari i Partia Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë këtë të martë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Takimi, i cili pritet të nisë në orën 08:30, vjen si pjesë e një serie takimesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe vlerësimin e ecurisë së projekteve në nivel vendor.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe si dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb