KORÇË

Mall që s’shuhet për vendin e tyre Shqipërinë dhe qytetin e lindjes, Korçën. Kthehen aty çdo vit për të takuar të afërm dhe miq dhe së bashku të shijojnë gatimet dhe birrën me biseda që s’mbarojnë nën ritmet e muzikës në Shtëpinë e Birrës.

Peisazhi që ofron restoranti, nën tingujt e serenatave Korçare aq shumë të dëshiruara janë atraksionet më të dashura për vizitorët.

Mikpritja dhe shërbimi i stafit është një tjetër detaj që bën diferencën. Turistët thonë se ky vend është i vetmi ku ndihen si në shtëpinë e tyre me shijen e të parës birrë shqiptare dhe gatimet tradicionale më të dëshiruara në vend.

Birra e parë shqiptare, Birra Korça mbetet mbretëresha e çdo tavoline të restorantit. Turistët nuk e harrojnë shijen unike, freskinë dhe traditën e birrës Korça.

Serenatat Korçare, atmosfera e pakrahasueshme dhe mbrëmjet e freskëta në Shtëpinë e Birrës konsiderohen të magjishme për turistët të cilët e konsiderojnë vendin perfekt për të kaluar fundjavën dhe netët e nxehta të kësaj vere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb