Para takimit të luajtur sot në kampionatin kosovar mes Llapit dhe Dritës ishin zbuluar disa mesazhe të cilat sinjalizonin se kjo ndeshje do të ishte e trukuar.

Zhvillimi i takimit i faktoi këto fjalë që vërtiteshin në ambientin sportiv. Llapi mori i pari rezultatin por miqtë të cilët duhet të fitonin me patjetër për të ruajtur kreun e përmbysën në 1-3.

Atë që ndodhi në fushë nuk e përtypën dot tifozët vendas dhe në minutën e 70-t hynë në fushë. E gjitha kjo pasi gjatë lojës kishin thirrur në kor “turp, turp”, “mos e shit, mos e shit”.

Duke parë atë që po ndodhte arbitri vendosi të ndërpriste ndeshjen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb