Autoritetet turke kane gjetur 51 kilogramë heroinë në një makinë me targa shqiptare, e cila po vinte nga Turqia në Shqipëri e mbushur me mallra eksporti.

Droga u gjet gjatë kontrollit nga qentë e drogës në doganën Halkali të Stambollit. Makina punonte për llogari të një firme, e cila sipas Ministrisë së Tregtisë turke, ishte deklaruar se transportonte hidrosanitare. Në bazë të deklaratës së mallit, firma në fjalë trasportonte lavamane, termo-cifone, rubineta dhe mallra të tjera hidraulike, ndërkohë nga kërkimi i imtësishëm u gjetën 98 pako me heroinë me peshë të përgjithshme 50 kilogram e 725 gram.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë mallrat dhe makina në të cilën ishte fshehur droga u sekuestruan si prova materiale. Ndërkohë 5 persona janë arrestuar si të dyshuar për ngjarjen.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb