Në emisionin me Zemër të Hapur në News24 me autoren Evis Ahmeti është trajtuar historia e një gruaje në moshë, e cila ka rrëfyer se prej vitesh është në konflikt me fqinjin i cili sipas gruas i ka marrë padrejtësisht tokën varrezë, ku preheshin eshtrat e dy prej fëmijëve të saj që kanë ndërruar jetë në moshë shumë të vogël.
Gruaja pretendon se varret e femijeve janë zhvarrosur dhe brenda varrit është varrosur trupi i fëmijës së fqinjit dhe se ajo ende dhe sot e nuk di se ku ndodhen eshtrat e tyre.
Në një lidhje telefonike ka reaguar edhe fqinji i cili ka treguar edhe versionin e tij të ngjarjes.
Ai ka shpjeguar se nuk di se ku ndodhen eshtrat e fëmijëve të saj, duke theksuar se ka zhvilluar edhe një proces gjyqësor për këtë çështje, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje të qartë.
Sipas tij, fëmijët kanë qenë 16 javëshe dhe jo 8 muajshe dhe për këtë arsye, ato nuk kanë një varr të rregulluar ligjërisht për to. Megjithatë, pas shtatë vitesh nga ngjarja tragjike, fqinji thotë se një fadromë ka hyrë në varreza dhe ka filluar të bëhen rregullime, duke lënë të dyshuar se eshtrat e fëmijëve të saj mund të jenë zhvendosur.
“Nuk e di se ku janë eshtrat e fëmijëve. Unë kam zhvilluar dhe një gjyq. Anxhelina nuk ka pasur një varr pasi fëmijët ishin 16 javëshe jo 8 muajshe. Djalin tim e kam varrosur me gjithë ligjet. Pas 7 vitesh nga ngjarja ka hyrë fadroma dhe janë bërë rregullime në varreza“, theksoi ai.
(BalkanWeb)