TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur sot të lirojë nga masa “arrest me burg” drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi i arrestuar për shpërdorim detyre.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar sot masën ‘Arrest në burg’ të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në “arrest shtëpie”.

Arrestimi i Kokthit u bë më 18 shkurt të ketij viti pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, ku 41-vjecari u akuzua se ka shkelur ligjin duke i kthyer një subjekti tregtar mallin e konfiskuar. Edhe pse malli me vlerë 4 milionë lekë të reja, ishte dërguar në magazinat e Rezervave të Shtetit në mars të vitit 2015, drejtori i Tatimeve Tiranë me anë të një shkrese ka urdhëruar lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Tiranë ka krijuar dyshimet se Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, në bazë të veprimeve të kundërligjshme, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 4 milionë lekë. Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, i cili është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: