Lirohet nga burgu Arlen Hasanaj, i cili u arrestua për vendosjen e lëndës plasëse jashtë banesës së presidentit te FSHF-së, Armand Duka. Gjykata e shkallës se parë ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga ‘arrest ne burg’ ne ‘detyrim paraqitje’. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata, e cila ndryshoi masën e sigurisë për 36-vjeçarin.

Avokati Ilia Ilia tha se u kërkua ndeshim mase sigurie për mungesë te provave që implikojne Hasanajn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb