Gjykata ka dhënë vendimin për masën e sigurisë për personat e arrestuar në portin e Durrësit, ku u kapën 522 mijë euro në tavanin e një autobusi,.

Gjykata caktoi masën “Arrest me burg” për shoferin Elidon Çela dhe “Detyrim paraqitjeje për dy ndihmësit e tij Dritan Kamberin dhe Anold Cankja.

Kujtojmë se në operacinin e kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit, u sekuestruan rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Ndërkohë ditën e djeshme është zbardhur dëshmia e shoferit Elidon Çela. Ai ka deklaruar se paratë janë si pasojë e bizneseve dhe se janë kursime familjare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: