Një protestë është duke u zhvilluar pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Shkodër, ku qytetarët kanë dalë në mbështetje të Kryekomisarit Saimir Rrustemit dhe 13 të arrestuarve të tjerë të dyshuar për disa tendera për rikonstruksionin e godinës së komisariatit të policisë Malësi e Madhe.

Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për BalkanWeb se protesta është duke u zhvilluar e qetë, ndërsa qytetarët mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme në mbështetje të të arrestuarve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb