Ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në parkun e qytetit të Beratit,ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit u shoqërua edhe me arrestimin nga policia të 2 drejtuesve të bashkisë Berat,si përgjegjës të kësaj ngjarjeje.

Dy të arrestuarit: Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit,Poli Ikonomi,32-vjeç dhe Përgjegjësi i Ndriçimit Publik në bashki,Llazar Hoxholli,61-vjeç,janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Beratit. Ata sot u përballën me togat e zeza të Gjykatës së njohur me masën e sigurisë.

Poli Ikonomi dhe Llazat Hoxholli akuzoheshin për “shpërdorim detyre”,bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale. Edhe pse prokurori Olgert Rumniçi ka kërkuar për ta masën e vlerësimit “arrest me burg”,Gjyqtari Durim Hasa ka dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Ata u arrestuan nga policia si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë,ndërkohë që edhe 4 elektriçistë të bashkisë po procedohen në gjendje të lirë. 5-vjeçari Aleksandër Brahimi,që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti rom,gjeti vdekjen disa ditë më parë në parkun e qytetit të Beratit.

Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit. Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb