Alisson Becker, ish-portieri i Romës, nga e enjtja u bë pjesë e Liverpool pasi klubi anglez shpenzoi 72 mln euro duke e marrë nga italianët. Në këtë mënyrë 25-vjeçari është portieri më i shtrenjtë i historisë duke i marrë vendin bashkombasit të tij Ederson që vitin e kaluar la Benfica-n për t’iu bashkuar Manchester City-t.

Në intervistën e parë si futbollist i Liverpool, Alisson, zbuloi mesazhin që i kishte dërguar Salah para se marrëveshja te finalizohej. Kujtojmë që braziliani me egjiptiani kanë qenë pjesë e Romës në sezonin 2016-2017.

“Ne nuk kemi patur aq shumë kontakt pasi ai u largua nga Roma. U takuam përsëri në ndeshjet që zhvilluam kundër njëri-tjetrit (i referohet përballjeve në Champions League’.

Të mërkurën ai më dërgoi një mesazh duke thënë: ‘Hej, për çfarë po pret?’ Në një kohë kur negociatat ishin në një fazë të avancuar. I ktheva përgjigjje duke i thënë: ‘Qetësohu, jam rrugës’.

Unë jam shumë i lumtur që kam mundësinë të luajë sërish me të. Siç është një lojtar i madh, është edhe një karakter dhe person i madh, që është gjëja më e rëndësishme.

Të jesh me këta njerëz të mëdhenj ditë pas dite është fantastike për mua,”-deklaroi portieri për ‘Liverpoolfc.com’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb