ANCONA- Trageti i linjës Ancona-Durrës i cili ka mbetur i bllokuar për disa orë për shkak të një defekti teknik është nisur mbrëmjen e sotme. Lajmi konfirmohet për “News24” nga shoferët e më shumë se 90 kamionëve që kishin mbetur të bllokuar në traget.

Më herët, shoferët ishin ankuar se mallrat e konsumit që transportonin rrezikonin të prisheshin, pasi sipas tyre kamionet ndodhen në traget që prej së shtunës.

Pas 36 orësh bllokim, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm 570 pasagjerë të tragetit, por për shkak të defektit të tragetit mbetën të bllokuar na Ancona të 80 kamionët.

Në bordin e tragetit që tashmë është nisur drejt Durrësit mësohet se ndodhen 60 shoferë dhe 25 pasagjerë.

(be/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: