Edhe pse urdhër arresti për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frroku ishte lëshuar që në orën 13:00 të ditës së djeshme, policia e Lezhës mundi të arrestonte ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj vetëm mbrëmjen e kaluar, pas dorëzimit të tij.

News24 kontaktoi me avokatin e tij Neshat Fanaj, mbrëmjen e kaluar i cili deklaroi se Frrokaj kishte marrë kontakt me policinë dhe priste veprimet procedurale.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për News24 se avokati ka sqaruar se Frrokaj ka qenë duke u kthyer për në Lezhë dhe ka lajmëruar vetë autoritetet për të kryer procedurat e dorëzimit të tij.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Lezhës është dënuar dje nga Gjykata e Apelit të Shkodrës me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb