Një 16-vjeçare është vetëplagosur me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Dibër.

Sipas policisë e mitura është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Sipas deklarimeve të familjarëve 16-vjeçarja dyshohet se është e plagosur me armë gjahu. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi: Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: