SHBA

Edhe pse i kanë anuluar planet e dasmës, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po mundohen të rikuperojnë lidhjen e tyre të tensionuar. Çifti dukej në humor të mirë teksa morën pjesë në një event në Londër të martën, mes lajmeve se ata ishin në prag të ndarjes.

Aktorja 37-vjeçare zgjodhi një kanotierë të bardhë, pantallona të gjera të zeza dhe taka me platformë për daljen, ndërsa e kombinoi look-un me një rrip zinxhir argjendi dhe një çantë të zezë. Ndërkohë, muzikanti kishte veshur një kostum gri pa mëngë.

Çifti u fejua në janar të 2022-shit pas dy vitesh lidhje, por po përjetojnë një krizë që nga shkurti i këtij viti. Fox la të kuptohet për një ndarje të mundshme duke aluduar se MGK e ka tradhtuar, por, më vonë, ajo e fshiu postimin dhe sqaroi se nuk kishte asnjë tradhti.

Pas kësaj, aktorja dhe rokeri kanë qenë në terapi në çift për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.

Javën e kaluar, një burim tha për People:

Ata janë rikthyer bashkë. Ata kanë ndjekur terapi. Gjërat ende nuk janë kthyer në normalitet. Megjithatë, burimi shtoi se Fox dhe MGK po planifikonin dasmën, por jo më, pasi Megan duket ende në mëdyshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb