KURBIN- Viti i Ri 2018-të regjistroi edhe viktimën e parë. Fatkeqësisht një 16-vjeçar me inicialet K.Gj nga qyteti i Laçit që kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të parë festën e fishekzjarrëve si çdo vit është gjetur i vdekur nga familjaret.

Ndonëse i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në spital, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia dhe familjarët konstatuan se i riu kishte një plagë në kokë.
Për ngjarjen kanë folur edhe mjekët e spitalit të Laçit, siç mëson BalkanËeb të cilët thonë se shenja në kokën e adoleshentit ishte më e thellë se një dëmtim.

Mjekët, bëjnë me dije për “BalkanWeb” se nuk e përjashtojnë mundësinë se shenja në kokën e të riut ka qenë goditje nga një plumb. Për këto arsye ata e kanë dërguar trupin e të riut për një ekzaminim më të plotë.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: