ELBASAN

Është ende i paidentifikuar viktima që u gjet në mes të rrugës në një nga lagjet e njohura të Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se nga këqyrja paraprake, ka rezultuar se viktima rreth 50 vjeç ka një goditje në kokë. Po kështu ka damarët e të dyja duarve të prera dhe gjunjët me dërrmishtje.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur njolla gjaku çka dyshohet se është hedhur në rrugën ku u gjet. Në vend nuk është gjetur as ndonjë thikë që mund të sillte dyshime se viktima i ka prerë vetë damarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: