Aktori Bes Kallaku u gjobit nga Policia Vendore e Tiranës pas organizmit të ditëlindjes së tij të 35-të duke mos respektuar masat anti-COVID. Gjithashtu gjoba u dhanë edhe për të ftuarit dhe pronarin e lokalit që organizoi festën ku ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur.

Ndërkohë një ndjekëse ka shpërthyer në kritika edhe për moderatoren Arbana Osmani, e cila po ashtu ishte e ftuar në festë.

“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve ‘kini kujdes’ dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë”, shkruan komentuesja në postimin e fundit të moderatores.

“Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”, ia kthen Arbana.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb