Liverpool ishte surpriza e Premier League mbrëmë, pasi ngeci në barazim 1-1 me Crystal Palace. Në Anfield ajo që ra në sy nuk ishte loja, por një episod në pjesën e dytë.

Sulmuesi i The Reds, Darwin Nunez humbet toruan dhe godet mbrojtësin kundërshtar me kokë. Joachim Andersen shembet në tokë, ndërsa arbitri Tierney pa asnjë dyshim nxjerr kartonin e kuq për një nga blerjet më të bujshme të kësaj vere.

Kështu, automatikisht, Nunez humbet sfidën e radhës ndaj Manchester United në kampionat. Tifozët e Liverpool kanë shfryrë në vendin e gabuar, me mbrojtësin e Palace, Andersen që zbulon se ka marrë disa kërcënime.

“Kam marrë ndoshta 3-400 nga këto mesazhe mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni së vepruari ashpër në internet”, tha ai.

4e

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: