Personi që shihni në foto është Lorenc Kreka, është mes 4 viktimave që ndërruan jetë nga koronavirusi në vendin tonë në këto 24 orët e fundit. Mësohet se 37-vjeçari nga Korça ka humbur betejën me COVID-19 ditën e djeshme, ndërsa la pas bashkëshorten me dy fëmijë të mitur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se Kreka prej disa ditësh qëndronte në spital, ndërsa me koronavirus ishte prekur dhe babai i tij, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu mësohet se Kreka nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por fatkeqësisht nuk arriti t’i bënte ballë virusit vdekjeprurës. Kreka, punonte si banakier në një lokal në Korçë, ndërsa ishte baba i një djali 4 vjeç dhe një tjetri 9 muajsh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb